Ndodh që njeriu mund ‘të fluturojë’ në ajër. Ndodhi diçka e tillë në sfidën mes Kansas State Wildcats dhe Mississippi State Bulldogs, kur quarterback i këtij të fundit, Garret Shrader fluturoi në ajër pas një përplasje të fortë me një prej kundërshtarëve të tij.

Për fat të mirë ai nuk pati pasoja, por video e sportistit dhe "fluturimit" të tij u bë virale në SHBA dhe u pagëzua si "fluturimi i helikopterit". Sa për kronikë, ndeshja e vlefshme për kampionatin NCAA u fitua nga Kansas Sate me rezultatin 31-24.