“Futbolli është jeta jonë”, Shkurtaj bën bashkë lojtarët e 5 ekipeve për një mesazh fantastik

10/04/2020 - 11:32

Vasil Shkurtaj, një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit shqiptar, prej tre javësh ndodhet i izoluar në Barcelonë për shkak të masave ekstreme kundër koronavirusit. Ironia e fatit bëri që bomberi i Kukësit të ndodhej në momentin e gabuar në Spanjë për të bërë një fizioterapi të specializuar, në mënyrë që të riaftësohej sa më shpejt pas dëmtimit.

Mirëpo, tashmë qëndron i bllokuar në një hotel në Barcelonë, derisa t’i mundësohet kthimi në Shqipëri pasi të hapen kufinjtë dhe të rinisin punën linjat ajrore.

Në kushte izolimi, autori i 16 golave është bërë edhe pak… fantazist. Ai ka publikuar një video në profilin e tij në “Facebook”, ku 10 lojtarë shfaqen duke xhongluar topin.

Përveç Shkurtajt janë nga Kukësi edhe emra si Emiljano Musta, Kristal Abazaj, Olsi Teqja, Bruno Lulaj, Eduard Rroca dhe kapiteni Besar Musolli. Tirana përfaqësohet në këtë video nga Kristi Vangjeli, Teuta me Aleksandër Kuron, Skënderbeu me Jorgo Pëllumbin, si dhe Laçi me Donald Rapon.

Mesa duket, Shkurtaj ka zgjedhur për të dhënë një mesazh pikërisht miqtë e tij në pesë skuadra, përfshi Kukësin. “Futbolli është jeta jon. Durim! Qëndroni në shtëpi”, shkruante Shkurtaj, duke dhënë një mesazh fantastik në këtë moment delikat që po kalon vendi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Real Madrid është “mbreti” i Europës, klubi më i pasur në vitin 2020.

Një studim i Premier Ligës ka arritur në konkluzionin se shanset për t’u infektuar me “COVID-19” për futbollistët në kontakt fizik me një

Presidenti i La Ligës spanjolle, Havier Tebas, ka njoftuar 11 qershorin si data për rinisjen e kampionatin, teksa ka dhënë edhe disa deta

Pas një operacioni të policisë nga Bosnja dhe Hercegovina, janë arrestuar plot 35 persona.

Teuta duket se po e plotëson organikën, ndërsa në Durrës është edhe mesfushori Florent Avdyli, një nga pikat e forta të skuadrës durrsake

Rubin Hebaj është një nga afrimet e merkatos së janarit dhe klubi pret shumë nga ai.

Serie A do të rinisë më 20 qershor dhe tashmë është bërë zyrtare.

Arthur Melo i ngrin buzëqeshjen Juventusit, Barcelonës por dhe vetë Pjanic.

Nga e thënë në të bërë, Inter dhe Icardi me në fund pas një luftë të ashpër janë në prag divorci përfundimtar.

Klubi i Barcelonës është një ndër ata që është goditur më rëndë nga kriza e koronavirusit.