Ish-shpresa e madhe e Nottingham Forestit Derrick Otim u mbyt në një liqen në Shtetet e Bashkuara. Aksidenti ka ndodhur në Karolinën e Jugut, në Liqenin e Kievit, raportojnë mediat lokale.

Futbollisti anglez, me origjinë nga Gana, u mbyt ndërsa po notonte në liqen në moshën 24-vjeçare. “Pusho në paqe, Derrick! Të gjithë në Nottingham janë të befasuar kur mësojnë se ish i riu ynë ka ndërruar jetë.

Mendimet e të gjithëve në klub janë me familjen dhe miqtë e tij”, thuhet në profilin në Twitter të Nottingham Forest.

Njerëzit shpesh mbyten në Liqenin e Kievit, kjo është arsyeja pse konsiderohet si një nga më të rrezikshmet në Amerikë.