Prindërit dhe fëmijët janë bashkuar për të ofenduar një arbitre 22-vjeçare, femër. Madje një prej lojtarëve ka ulur pantallonat dhe ka ofenduar gjyqtaren gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi.

Me fjalë dhe gjeste seksiste të gjithë kanë ofenduar gjyqataren në një takim të futbollit të të rinjve në Mestre. Kjo është ajo që raporton “Gazzeta dello Sport” ditën e sotme.

Gjithë kjo histori ka përfunduar në Gjykatën Sportive, e cila ofroi mbështetje për gjyqtaren femër dhe e ka dërguar atë në Gjykatën Rajonale për të marrë masa ndaj djalit dhe për ta dërguar dokumentacionin në Federatën Kombëtare të Futbollit Italian.