Arsenali e ka të vështirë të afrohet me zonën europiane.

“Topçinjtë”, pas suksesit befasues ndaj Leicester 3-1 në transfertë, u ndalën nga Burnley jashtë fushe, ku një gabim i Xhakës u kushtoi rëndë londinezëve, që nuk shkuan më tepër se 1-1 në “Turf Moor”, pavarësisht se në të 94-tën goditën fuqishëm dhe shtyllën.

Ndeshja, në fakt, nisi shumë mirë për londinezët, që morën epërsinë pas vetëm 6 minutash lojë, me Aubameyang që duket si i rilindur pas përmirësimit financiar që mori në kontratën e tij.

Gjithsesi, “Topçinjtë” gabuan që nuk mbyllën takimin dhe në minutën e 39-të Leno ngeci topin në këmbët e Xhakës në zone, që në përpjekje për ta luajtur, i dhuroi asisit Woodit, që barazoi shifrat.

Në pjesën e dytë loja ishte e hapur dhe pati madje dhe disa raste për VAR, për 11-metërsh, por vendimet e kryesorit për të vazhduar lojën rezultuan të drejta.

Në fund, Arsenali u ndal dhe te shtylla, për një barazim që më punë i bën Burnley-t sesa “topçinjve”, që në kampionat e kanë të pamundur të ngjiten mes vendeve të para.