Ngatërrimi i himnit kombëtar shqiptar me atë të Andorrës në stadiumin e Francës, ndërsa pritej të fillonte ndeshja Francë-Shqipëri revoltoi tifozerinë, mbrëmjen e djeshme. 

Lidhur me këtë gjest ka reaguar edhe Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët, i cili i kërkoi falje presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.

"Kërkova falje në stolin teknik dhe Edi Rejas dhe pastaj presidenti ynë këtë gjë e ka bërë edhe në stenda" tha Didier Deschamps, trajneri i Bluve francezë.

"Kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë, por për fat të keq ndodhi. Ne diskutuam me gjyqtarin, unë e kuptoj plotësisht pozicionin e shqiptarëve, të cilët nuk donin të luanin para se të transmetohej himni i tyre”, shtoi ai.