Pritet të ketë largime në merkaton e Janarit nga Milani. Bëhet fjalë për mbrojtësin Gabriel Paletta, i cili është drejt fundit të ciklit të tij te kuqezinjtë. 31-vjeçari nuk është aktkvizuar qoftë në një ndeshje në këtë sezon të Serisë A, ndërsa është grumbulluar në vetëm 9 raste.

Një vit futbollistik i nisur shumë keq për mbrojtësin italian, që sezonin e kaluar numëron plot 30 takime në kampionat.Në gjurmët e lojtarit është vendosur Sassuolo, që kërkon një zëvëndësues të Paolo Cannavaron. Një tjetër skuadër e interesuar për 31-vjeçarin është edhe Verona.