Gara për trajnerin e ri të kombëtares, Kristian Panuçi “parakalon” De Kanion

Postuar: 17/07/2017 - 12:16

Janë metrat e fundit të “garës”. Luixhi De Kanio dhe Kristian Panuçi po presin prerjen e finishit për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare të futbollit. Java e ardhshme, pritet që të vendosë përfundimisht për pasuesin e Xhani De Biazit. Panuçi, gjatë ditëve të fundit, ka parakaluar De Kanion dhe është më pranë stolit të kuqezinjve.

Prej javësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka testuar dhe intervistuar një sërë kandidaturash për trajnerin e ri të përfaqësueses së futbollit. Në listë kanë qenë trajnerë si Klarenc Sedorf, Valter Zenga apo janë vetofruar edhe emra si ai i Zven Goran Erikson. Së fundmi, rrethi i pretendentëve është ngushtuar së tepërmi. Do të jenë ditët e fundit të pritjes dhe trajneri i ri mund të jetë Panuçi.

Ky i fundit, duket se ka kaluar si alternativë e parë, megjithëse Luixhi De Kanio ka qenë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me FSHF-në. Trajneri 59-vjeçar, ishte alternativë bindëse jo vetëm me eksperiencën e tij, por edhe me faktin që është i sprovuar gjatë karrierës dhe marrja e drejtimit të Kombëtares është vazhdimësi e punës së tij, jo pikënisje.

Mësohet se ditët e para të kësaj jave do të jenë vendimtaret në të cilat pritet që të ketë “tym të bardhë” nga selia e futbollit. Dilemat për teknikun e ri kanë qenë të ndara mes një kandidati që do të kishte eksperiencë të mjaftueshme apo një tekniku që ka pasur karrierë brilante në futbollin e luajtur dhe numëron më pak ekipe të drejtuara. Profilin e këtij të fundit ka pasur edhe Panuçi.

Ish-mbrojtësi i Kombëtares italiane ka qenë një nga “nxënësit” më të besuar të Fabio Kapelos. Ky i fundit e ka pasur Panuçin në skuadër edhe kohët e fundit në drejtimin e Rusisë, në rolin e ndihmëstrajnerit. Jo vetëm kaq, por edhe motivimi maksimal për të marrë një skuadër Kombëtare, e ka mbajtur Panuçin në garë si pretendent për stolin.Ai, gjithashtu ka pranuar një pagë fare të ulët në krahasim me kandidatët e tjerë. Megjithëse, eksperienca e ish-trajnerit të Napolit kanë bërë De Kanion që të shihej me më tepër prioritet nga Armand Duka dhe FSHF, Panuçi duket se “po merr krahun” dhe pritet që të pasojë De Biazin në krye të Kombëtares shqiptare të futbollit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Festa me shqiponjë e futbollistëve shqiptarë, Taulan Xhaka dhe Xhedan Shaqiri, pas golave të shënuar ndaj Serbisë bëri bujë në të gjit

   Paris Saint Germain mbetet në pritje të vendimit të UEFA-s, e cila ka shqyrtuar dosjen e klubit francez për të verifikuar sa është res

   Kalimi i Valon Berishës te Lazio nuk është më thjesht një ëndërr për tifozët bardhekaltër.

   Gianni De Biasi ka folur rreth temës së ditës, Botërorit Rusi 2018, por edhe rreth së ardhmes së tij.Kolumbia dhe Anglia janë dy ekipe

   Në “Samara Arena” u luajt sfida e Grupit A të Botërorit mes Uruguait dhe Rusisë, e cila vlen për vendin e pare.

Serbët kanë përgatitur një dosje dhe kërkojnë me çdo kusht që të shkaktojnë një tërmet në këtë Botëror, pas ndeshjes me Zvicrën.

   Ndoshta fitorja e Nigerisë kundër Islandës dhe sigurisht ditëlindja e kapitenit Lionel Mesi, e festuar edhe paksa në fushën e stërvitj

Një letër është bërë publike kohët e fundit ku ish-lideri komunist Enver Hoxha, i uron fitoren e Kampionatit Botëror të vitit 1970 që u m

Përfaqësuesja e Suedisë shfaqet e bashkuar në krah të Jimmy Durmaz.

Nuk janë vetëm Xhaka dhe Shaqiri që do të hetohen nga FIFA.