Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Gattuso, tri fitore për t’i shpëtuar shkarkimit, Benitez pret te dera

26/01/2021 - 17:05

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos. Humbja ndaj Veronës, pas dështimit në Superkupën e Italisë përballë Juventusit, ka bërë që Aurelio de Laurentiisit t’i soset durimi. Presidenti i napolitanëve kërkon përgjigje të menjëhershme në fushën e blertë, kundër Spezias, në Kupën e Italisë, dhe më pas përballë Parmës dhe Genoas në kampionat. Duhen tri fitore bindëse, të nevojshme për të shmangur shkarkimin e “Ringhios”.

Marrëdhëniet midis presidentit dhe trajnerit nuk janë të tilla sa të sjellin konfrontim me tyre, por sigurisht që ka pak ftohtësi. Palët nuk u sqaruan pas humbjes në Veronë, një shenjë se tensioni është krijuar përgjatë një sezon që nuk po shkon siç shpresohej. Sidomos për humbjet e shumta që ndikojnë direkt në klasifikim.

Një situatë që e ka bindur De Laurentiis që të marrë në konsideratë ndryshimin në stol. Mendimet e tij menjëherë shkuan te Rafa Benitez, me spanjolli që ka vendosur të largohet nga Kina. Mediet në Itali shkruajnë që ka pa pasur kontakte mes palëve, por Benitez ka kërkuar pak kohë për të vlerësuar situatën, para se të marrë një vendim për të “shkarkuar” Gattuson.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.