Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Gjendet i vdekur në liqen babai i titullarit të Liverpulit

25/02/2021 - 14:53

Një sezon për t’u harruar sa më shpejt. Sikur të mos mjaftonte ecuria e dobët me Liverpoolin në Premier League dhe forma jo e mirë e shfaqur nga vetë ai mes shtyllave, Alisson Becker ka marrë një goditje akoma më të rëndë, pasi ka humbur babain e tij në mënyrë të papritur.

Jose Agostinho Becker është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare, duke i lënë një dhimbje të madhe familjes por edhe dy djemëve Alisson Becker që luan me Liverpoolin dhe Muriel Gustavo Becker që gjithashtu luan në rolin e portierit dhe aktualisht aktivizohet me Fluminenesen.

Mediat braziliane bëjnë me dije se i ati i Alisson është gjetur i vdekur në një liqen pranë shtëpisë së tij. Lajmi për ndarjen nga jeta të babait gardianit të Liverpoolit është konfirmuar edhe nga klubi i Sao Paolos nëpërmjet një njoftimi zyrtar në “Twitter”.

"Me shumë keqardhje ekipi i Sao Paulos merr lajmin e trishtuar për vdekjen e Jose Agostinho Becker, babait të portierëve, Alisson dhe Muriel", shkruhet në njoftimin e klubit paulistë.

Siç bëhet me dije, 57-vjeçari ishte raportuar i zhdukur dhe vetëm pas disa orëve ai u gjet i vdekur në liqenin që ishte në pronësi të familjes dhe ndodhej shumë pranë vilës ku jetonin prindërit e portierit të Liverpoolit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një rast i paprecedentë ka ndodhur natën e kaluar në Itali, teksa vajza e trajnerit të Peskarës, Xhanluka Grasdonia është sulmuar nga dis

Çmimi i Madh i Spanjës u vendos nga parakalimi i Lewis Hamilton ndaj Max Verstappen, kur kishin mbetur gjashtë xhiro nga fundi i garës.

Kristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur te Juventusi, sidomos pas sezonit jo të mirë që bardhezinjtë po kalojnë.

Teuta është rikthyer në vendin e parë të kampionatit pas ndeshjeve të djeshme, teksa durrsakët mposhtën Bylisin me rezultatin e pastër 4-

Pas fitores me “poker” me rezultatin 4-0 ndaj Bylisit në stadiumin “Niko Dovana”, lojtari i ndeshjes, mesfushori i Teutës, Albano Aleksi

Pas fitores me "poker" ndaj Bylisit në stadiumin "Niko Dovana" me rezultatin 4-0, trajneri i Teutës, Edi Martini ka folur duke analizuar

U rikthye te fitorja Teuta, që pas barazimit pa gola në Shkodër ndaj Vllaznisë, ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 4-0 ndaj Byli

Totenhemi ka humbur një shans të artë për të mbërritur vendin e katërt, vend që përkon për zonën Champions.

Një nga më të rëndësishmet në fushë për kombëtaren e femrave është edhe Albina Rrahmani.