Gjendet zgjidhja për problemet që krijon Dembele te Barcelona

09/10/2019 - 16:48

Një nga gjërat për të cilat është kritikuar më shumë për Dembélé në muajt e fundit është çrregullimi që ai ka në jetën e tij. Francezi është një adhurues i videolojërave dhe serive televizive dhe qëndron deri vonë natën i fiksuar pas tyre.

Për shkak të kësaj sjelljeje ka rënë në gjumë disa herë dhe ka mbërritur vonë, ose nuk ka shkuar direkt, në stërvitjen e ekipit. Edhe në mënyrën e të ushqyerit nuk është më mirë.

Ka patur mosmarrëveshje me kuzhinierët dhe nuk ka mbajtur një regjim si një futbollist profesionist. Klubi është përpjekur të vendosë rregull në jetën e tij.

Zemërimi ka qenë i madh për shkak të këtyre rrethanave dhe sekretariati teknik i Barcelonës e ka thirrur futbollistin për t’i dhënë ca këshilla të domosdoshme.Vetë presidenti Bartomeu është takuar me përfaqësuesin e lojtarit, Moussa Sissoko, për ta paralajmëruar atë për të gjitha këto rrethana, duke e nxitur që klienti i tij të korrigjohet.

Dhe agjenti ka marrë shënime e duhura. Është planifikuar që në javët e ardhshme ai të transferohet për të jetuar në Barcelonë në mënyrë që të jetë më afër lojtarit dhe të përpiqet që ta udhëheqë në një jetë profesionale.

Ky është një lajm i mirë për Barcelonën. Prania e Sissoko do të jetë një ndihmë e konsiderueshme për lojtarin për të korrigjuar të gjitha këto sjellje. Edhe kur nuk ka probleme fizike, Dembele shfaq probleme karakteriale. Ose merr një karton të kuq, duke mos e kontrolluar veten në minutën e 90-të, kur skuadra e tij po fiton 4-0.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Murinjo është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë dhe protagonist si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.

Barcelona është në një alarm dëmtimesh dhe shifrat e bëjnë të pakundërshtueshëm këtë fakt.

Racizmi është një nga problemet më të mëdha që ka futbolli në Itali dhe debatet kanë qenë të shumta si të ndalohet ky fenomen.

Sherif Kallaku duket se do të jetë largimi i radhës nga kampionati shqiptar i futbollit.

Sherif Kallaku duket se do të jetë largimi i radhës nga kampionati shqiptar i futbollit.

Teuta do të ketë një mungesë të madhe në sfidën e radhës me Skënderbeun që do të zhvillojë në Durrës këtë fundjavë.

Pasojat e tërmetit kanë qenë të mëdha në Durrës dhe të prekur mbetën edhe lojtarët e Teutës.

Arabia Saudite po planifikon të ndërtojë një qytet-shtet të ri ndërkufitar, të qeverisur nga ligje perëndimore, si pjesë e strategjisë së

Dries Mertens do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, kur i mbaron edhe kontrata, dhe e ardhmja e belgut me shumë gjasë do të jetë

Arbër Çyrbja, një nga lojtarët që ka luajtur në Superiore me disa skuadra të njohura, ku bie në sy Teuta dhe Kukësi, ka qenë një nga ata