Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri Qehaja.

Dhe nuk bëhet fjalë për huazim, por transferim i lirë. 18-vjeçari është një futbollist i dalë nga akademia e durrsakëve, por ka lindur dhe jetuar për disa vite në Librazhd.

Afrimi i tij është i treti në vazhdën e merkatos së janarit, por drejtuesit premtojnë edhe disa goditje të tjera në ditët në vijim.