Goditje e madhe në merkato, Teuta hedh “grepat” për ish-sulmuesin e Kukësit

16/06/2019 - 14:53

Goditja e madhe e Teutës në merkaton e verës pritet të jetë një sulmues, i cili do të bëjë diferencën nga pjesa tjetër e grupit. Të paktën ky ishte edhe premtimi që bëri vetë kreu i klubit durrsak, Edmond Hasanbelliu.

Ka qarkulluar emri i sulmuesit që mbylli sezonin te Shkëndija e Tetovës, Izair Emini. Ky i fundit ka qenë më parë pjesë e Kukësit dhe duket një alternativë bindëse për të forcuar sulmin e Teutës. Mirëpo, nga ana e drejtuesve durrsakë nuk ka asnjë konfirmim për afrimin e tij.

Më parë është negociuar me Sebino Plakun, një dëshirë e trajnerit Shkëmbi, por sulmuesi tiranas preferoi një aventurë në Kosovë me Llapin.

“Synimi ynë madhor në këtë periudhë është që të afrojmë një sulmues, i cili do të bëjë diferencën. Ideja është që të jetë më i mirë se këta që kemi. Do të jetë shqiptar apo i huaj, këtë nuk di ta them tani”, ka thënë presidenti Hasanbelliu. Njëkohësisht Teuta po shikon edhe në tregun boshnjak për sulmues.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Debati mbi futbollistin më të mirë në histori, është gjithnjë një temë e cila gjeneron shumë debat.

PSG hipotekoi kualifikimin për në Champions por më shumë se sa një bileta për në fazën me eliminim direkt, ajo që më bëri më shumë përsht

Inter është kthyer prepotent në Serie A këtë sezon por dështuan në mënyrë të pabesueshme në Champions, duke vërtetuar dhe një herë se jan

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, doli ditën e sotme para mediave, për të folur në prag të ndeshjes së nesërme që ekipi i tij luan kundër

Një ngjarje e veçantë ka ndodhur në Kategorinë e Dytë në slloveni, teksa një lojtar është përjashtuar nga ekipi i tij.

Hulio Kruz është një nga ata lojtarë që kanë mbetur në zemrat e tifozëve të Interit.

Teuta e Bledi Shkëmbit do luajë ndeshjen e rradhës në kampionat, përball Kukësit në transfertë.

Teuta është duke u përgatitur për një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, atë me skuadrën e Kukësit.

Durrësi dhe Teuta kaluan një peri udhë të vështirë për disa ditë me radhë, por ndaj Skënderbeut ekipi u rikthye te rezultatet e mira.

Sikur të mos mjaftonin polemikat pas eliminimit në Champions League, në rrjetet sociale orët e fundit ka përfunduar në shenjestër Kristia