Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, foli pas triumfit ndaj Bylisit, ku u shpreh: 

Rezultati 1-0…

Nga eksperienca e vjetshme, rezultati 1-0 nuk siguron asgjë. Më pëlqeu loja që zhvilluam. Duhet të kishim dyfishuar rezultatin. Vecaj dhe Kallaku duhet të ishin më altruistë. Jam i kënaqur me lojën dhe 3 pikët.

Aktivizimi i të rinjve, Vecaj, Vila dhe Kallaku…

Unë nuk i shikoj lojtarët nga mosha. Këta lojtarë i shikoj në stërvitje. I kemi afruar me dëshirën më të madhe. Kemi besim tek të 3. Kallaku është diccka tjetër. Jam i kënaqur nga Vecaj dhe Kallaku do të kenë shanse të luajnë akoma më shumë.

Si e përjetuat anulimin e golit? Pate ndonjë bisedë me Hidin pas ndeshjes?

Nuk pata asnjë kontakt. Nuk rastisëm. Gjithmonë respekt për Hidin dhe për të gjithë ish-ët. Rastin e golit e përjetova keq. Në momentet që arbitri anulon një gol, ndodh ta pësosh. Nuk e di arsyen pse u anulua, janë veprimet e arbitrave.

Cili është objektivi i Teutës? Është mbyllur merkato?

Me sulmuesin Khalid kemi mbyllur marrëveshjen, e presim të hënën në stërvitje. Merkatoja mund të quhet e mbyllur. Objektivat janë ato të vjetshme. Synojmë që të jemi në 3 vendet e para. Duke luajtur ndeshje të mira, duke marrë pikë. Shpresojmë mos bëjmë gabimet që bëmë vjet.