Grabitjet vazhdojnë të jenë të shumta në Angli, ku shpesh preh e tyre janë bërë edhe lojtarët e skuadrave të ndryshme. Së fundmi këtë fat e ka pasur sulmuesi i Sitit, Rijad Mahred. Disa grabitës kanë hyrë në shtëpinë e këtij të fundit dhe kanë vjedhur ca kanë gjetur.

“The Telegraph”, raporton se hajdutët kanë marrë në shtëpinë e algjerianit 60 mijë sterlina kesh, dhe 3 ora, me dëmin që kap shifrën e 500 mijë sterlinave.

Menjëherë pas kësaj, sulmuesi i Sitit ka njoftuar policinë, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të gjetur autorët.