Antoine Griezmann e ka gjetur shkakun se përse gaboi 11-metërshin ndaj Shqipërisë, me topin që u stampua në traversë pas goditjes së sulmuesit të Barcelonës.

Francezi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij lidhur me penalltinë e humbur ndaj kuqezinjëve në Stade De France.

“E humba penalltinë sepse gruaja ime nuk ishte në stadium për të parë ndeshjen. Nuk mund të shënosh gjithmonë, kam bërë keq dhe duhet të punoj fort për t’u përmirësuar”, deklaroi Griezmann, i cili pavarësisht penalltisë së humbur, ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Francën në fitoren 4-1 ndaj Shqipërisë.