Pep Guardiola është zgjedhur trajneri më i mirë i sezonit 2018/19 në Premier League pasi arriti ta mbrojë me sukses titullin kampion me Manchester City-n.

"Qytetarët” nën drejtimin e Guardiolës fituan edhe Kupën Carabao, teksa skuadra synon "tripletën" angleze pasi ndodhet edhe në finalen e Kupës FA, ku e pret Watford të shtunën. Guardiola e mori çmimin e trajnerit më të mirë në ceremoninë e mbajtur në Londër në mbrëmjen e së martës, duke prirë me vota para Jurgen Klopp, Mauricio Pochettino dhe Nuno Espirito Santo.

Duke folur pasi pranoi çmimin, Guardiola tha: "Dua ta shpërndaj këtë me lojtarët e mi sepse ata janë artistë të çdo gjëje dhe me stafin tim sepse ne kemi sfiduar shumë". Gjithashtu, edhe trajnerët tjerë në Premierligë meritojnë shumë, sidomos Jurgen Klopp – ai ishte një konkurrent i fortë deri në fund të edicionit", vlerësoi trajneri katalunas.

"Ishte nder të luaja kundër të gjithë trajnerëve në fjalë", perfundoi ish-trajneri i Barcelonës.