Tashmë edhe zyrtarisht, Eden Hazard merr trashëgiminë e Kristiano Ronaldos te Real Madridi. “Belgu fluturues” do të ketë në shpinë numrin 7, numër me të cilin kanë shkruar historinë me fanellën e “Los Blancos”. Në fakt numri kishte një pronar te Real Madridi dhe ai ishte Mariano Diaz, që nuk kishte dëshirë të hiqte dorë nga fanela me numër 7.

Por drejtuesit e Real Madridit dëshironin që atë numër ta trashëgonte lojtari që pritet të mbajë peshën kryesore të sulmit të skuadrës së Zidan dhe që pritet të jetë idhulli i ri i tifozëve në “Santiago Bernabeu”.

Sa i takon Diazit, ai ka marrë fanellën me numfër 24, por duke parë interesimin e Monakos për të, mbase edhe këtë numër nuk do ta mbajë gjatë.