Rubin Hebaj pak nga pak po kkthehet përsri në formën e tij më të mirë dhe po tregohet vendimtar me skuadrën e Teutës në kampionat. Sulmuesi shkodran i durrsakëve e cilëson këtë meritë të ambientimit më të shpejtë që ka në skuadrat e Superiores në krahasim me eksperiencat në vende të huaja.

“Kam lëvizur shumë kohët e fundit ndër ekipe dhe kur kam shkuar jashtë pa ditur gjuhën, për t’u ambientuar me shokët është e vështirë. I kam shokë këtu në të gjithë ekipet dhe e kam më të lehtë ambientimin në skuadër. Unë po bëj më të mirën dhe po arrij të kap formën maksimale”, tha ai.

Hebaj shpreson që të lërë gjurmë përsëri në takimin e radhës, atë ndaj Kukësit në Kupë, ndërsa tregon se për Teutën e rëndësishme është që të shkojë në Europë në fund të këtij edicioni.

“Është ndeshje shumë e vështirë se Kukësi ka treguar vlera dhe ka ekip me kualitet të lartë. Ndeshja e Kupës është specifike, duhet të mos pësosh e shënosh. Shpresojmë të shënojmë e bëjmë paraqitje sa më dinjitoze ndaj Kukësit, Shpresoj që më besim e luftë do e kalojmë këtë tur e arrijmë finalen.Ne shpresojmë të kapim Europën nga të dyja krahët se do të ishte mirë për klubin dhe lojtarët. Por objektivi është të kapim Europën, do ishte perfekte si nga kampionati, si nga Kupa”, deklaroi Hebaj.