Rubin Hebaj është një nga afrimet e merkatos së janarit dhe klubi pret shumë nga ai. Sulmuesi shkodran theksoi se nuk ndihet në presion dhe zbulon se mund të ndryshojë skuadër në merkaton e verës.

Kujtojmë që Hebaj vjet doli kampion me Partiznait dhe më pas shkoi në Ukrainë ku nuk luajti shumë, duke u rikthyer në Superiore pas gjashtë muajve.

“Të them të drejtën ka qenë e vështirë pasi nuk ishim mësuar të rrinim aq kohë mbyllur. Kemi bërë shumë stërvitje që të kur të vinte kjo faza të ishim gati. Jemi në formë optimale dhe gati për rikthimin në fushë”.

I është dashur pak kohë që të ambientohet dhe të përshtatet me skemat e durrsakëve, ndërsa Hebaj lidhur me golat e munguar dhe pritshmëritë që ai ka si lojtar sulmues, ka pohuar:

“Nuk mendoj ta quaj si presion, por si mundësi që më jepet. Vitet e fundit kam pasur probleme me dëmtimet e shpresoj që të shënoj gola e si ekip të arrijmë objektivat si europa dhe Kupa. Shpresoj që të shënoj sa më shumë gola, si unë dhe gjithë skuadra”.

Në fund, ai flet edhe për të ardhmen e tij dhe në verë ka menduar që të lëvizë sërish…

“U ktheva nga Ukraina për të marrë sa më shumë minuta. U ktheva te Teuta që u jep mundësi lojtarëve te rinj e do jem i foksuar deri në fund të sezonit pasi merkatos nuk i dihet”.