Është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve. Në çerekfinale do të kemi përballje të zjarrta. Juventus do të udhëtojë në transfertë për tu përballur me Ajaksin në takimin e parë.

Ndërkohë, goglat e përzgjedhura nga Hulio Sezar, ish portieri i Interit, kanë zgjedhur Porton për Liverpulin. 2 përballjet e tjera do të jenë derbi angelz  Totenhem-Mançester Siti dhe superndeshja Barcelona-Mançester Junajtid. Ndërkohë është përcaktuar edhe përballjet në gjysmëfinale. Fituesja e çiftit Ajaks-Juventus do të ndeshet me fituesen e çiftit Totenhem-Siti.

Më poshtë pasqyra e plotë: 

Çifti 1: Ajaks-Juventus
Çifti 2: Liverpul-Porto
Çifti 3: Totenhem-Mançester Siti
Çifti 4: Barcelona-Mançester Junajtid

Në gjysmëfinale 

Fituesi i çiftit 3-Fituesi i çiftit 1
Fituesi i çiftit 4- Fituesi i çiftit 2

Në finalen e Madridit skuadra pritëse do të jetë fituesja që do të dalë nga çfitet 3 dhe 1.