Sezoni i ri i Premier League nis me emocione dhe spektakël. Është hedhur paraditen e sotme shorti për edicionin 2019-2020 i cili do të nisë me një supersfidë. Java e parë do të mbyllet të dielën në orën 17:30 me atë shqiptare me një duel zjarri pasi Manchester United do të presë në Old Trafford Chelsea-n. 

Kampionatin do ta nisin nënkampionët e Liverpoolit që të premten e 9 gushtit në mbrëmje do të sfidojnë në Anfield debutuesit e Norwich City.  Ndeshje aspak e lehtë as për kampionët e Manchester City-t që të shtunën në orën 13:30 do të masin forcat në transfertën londineze ndaj West Ham.

E shtuna e parë e Premier League ajo e 10 gushtit do të mbyllet me sfidën Tottenham-Aston Villa ndërsa të dielën në orën 15:00 Newcastle do të presë në shtëpi Arsenalin. Pas duelit mes Manchester United dhe Chelsea-t duhet pritur data 31 gusht për të parë një tjetër sfidë teksa do të vihet në skenë derbi i Londrës Veriore mes Arsenal dhe Tottenham.

Derbi i parë i Manchesterit për sezonin 2018-2019 do të luhet më 7 dhjetor me United që do të presë në Old Trafford City-n e Guardiolës ndërkohë që vetëm 3 ditë më parë do të zhvillohet derbi i Liverpoolit mes The Reds dhe Everton.

NDESHJET DERBI

Datat e sfidave derbi më të mëdha në Premier League:

31/08/2019 16:00 Arsenal v Tottenham Hotspur

19/10/2019 16:00 Manchester United v Liverpool

04/12/2019 21:00 Liverpool v Everton

07/12/2019 16:00 Manchester City v Manchester United

28/12/2019 16:00 Arsenal v Chelsea

18/01/2020 16:00 Liverpool v Manchester United

22/01/2020 20:45 Chelsea v Arsenal

07/03/2020 16:00 Manchester United v Manchester City

14/03/2020 16:00 Everton v Liverpool

25/04/2020 16:00 Tottenham Hotspur v Arsenal