Hila do fitoren ndaj Partizanit

07/12/2017 - 13:43

Përtej mungesave, durrsakët duan kthesën ndaj Partizanit. Këtë thotë edhe Ardit Hila që sakrifikon edhe lojën e bukur për pikët.

Kthesa ndaj Partizanit a do ishte mënyra më e mirë për të harruar gabimin me Kamzën?

Na pret një ndeshje e vështirë, Partizani ka ardhur në rritje në kohët e fundit, por edhe ne jemi një ekip i fortë dhe me ambicie, pavarësisht hapit fals me Kamzën. Ishte një ndeshje që duhet ta harrojmë sa më parë, por duke mos i përsëritur më ato gabime, pasi do të ishte fatale.

A do të ndikojnë mungesat në këtë duel?

Kemi mungesa të rëndësishme, por të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm në një ekip dhe askush nuk është i pazëvendësueshëm. Lojtarët e rinj ose ata që kanë pasur më pak hapësira tani duhet të tregojnë sa vlejnë. Në fazën e parë, Partizani vinte pas një momenti shumë të dobët, por iu mposhti, madje me përmbysje.

Tani që po kalon një formë të mirë, i trembeni?

Në fazën e parë kemi bërë lojëra të mira, por në fund nuk kemi marrë pikë. Partizani po kalon një moment të mirë, por ky fakt nuk na shqetëson. Shpresoj të përsëritet ndeshja e fazës së parë, por me ndryshimin e vetëm që fitoren ta marrim ne. Do të isha shumë i kënaqur edhe nëse fitojmë duke luajtur keq. Tani na duhen pikë.

A ka presion në skuadër, si u përjetua humbja me Kamzën dhe dalja nga objektivi?

Presion ka në çdo ekip, e rëndësishme është që ne të punojmë fort në stërvitje dhe të japim maksimumin në fushë. Sigurisht që humbja u përjetua keq, pasi nuk e kishim menduar. Jemi larguar pak nga klasifikimi, megjithatë kampionati është shumë i gjatë dhe ka shumë ndeshje përpara. Ne duhet të punojmë fort në fushë dhe të zbatojmë detyrat që na jep trajneri.

Duke parë rezultatet që keni arritur deri tani, ku mendon se Teuta duhet të përforcohet në merkato?

Kjo pyetje nuk më takon mua, megjithatë mendoj se çdo trajner kërkon të ketë sa më shumë alternativa për të qenë kompetitiv. Mendoj se do të ishte mirë të vinte një sulmues me peshë, por besoj se edhe një mbrojtës do të na bënte shumë punë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Andi Lila ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Izraelit, që zhvillohet me datë 17 nëntor në stadiumin “Loro Boriçi” të

Menjëherë pas festës në dhomat e zhveshjes, ishte koha e duhur për të marrë një avion dhe fluturuar me familjen në drejtim të Londrës.

Tjetër ndryshim në listën e të grumbulluarve të kombëtares shqiptare për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Skocisë në Nations League dhe miq

Sulmuesi ganez i Teutës, Latif Amadu, ka dalë i përlotur nga fusha e lojës në minutën e 30-të.

Barazimin me Kukësin e ka komentuar edhe lojtari i Teutës Kallaku i cili u shpreh:

Loret Sadiku mbetet në planet e Christian Panuccit për të ardhmen, pavarësisht se nuk pranoi të ishte pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e

Antonio Conte nuk e mohon një rikthim në Serie A dhe pretendon se nuk ishte trajneri i duhur për Real Madrid.

Nerva të tendosura në shtëpinë e Bayernit të Mynihut.

Asnjë surprizë në ndeshjet e javës së 7-të të Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj e për pasojë asnjë ndryshim edhe në renditje,

Pankina e artë e sezonit 2017-2018, që vlerëson trajnerit më të mirë të Serie A, shkoi sërish për Massimiliano Allegrin.