Historia e Uzunit mahnit spanjollët e “AS”: Laja pjatat 12 orë, s'kisha para për stërvitjen në Shqipëri

02/12/2020 - 16:11

Myrto Uzunit i është dashur pak kohë që të tërheqë vëmendjen e opinionit sportiv botëror me golat dhe lojën e tij me fanellën e Ferencvarosh. Sulmuesi la shenjë në Ligën e Kampioneve me golin ndaj Juventusit dhe që atëherë ka qenë në vëmendjen e mediave të ndryshime që kanë treguar historinë e tij.

Më e fundit ka qenë prestigjiozja “AS” në Spanjë e cila ka treguar të kaluarën e tij të vështirë, ndërsa ndiqte ëndrrën për t’u bërë futbollist.

“Ikëm në Greqi për të pasur nëj jetë më të mirë. Babai im punonte në ndërtim, ndërsa mamaja ime lante pjata në një restorant. Edhe mua më duhej të punoja, e ndihmoja atë. Punoja 12 orë dhe luaja futboll, edhe pse më duhej që të ngrihesha në orën 6. Asnjëherë nuk hoqa dorë nga ëndrra ime.

Shkoja në shkollë vetëm në dimër. U mundova të bëja nëj provë te Olimpiakos, që të shihnin talentin tim, por nuk kisha dokumentat në rregull. Në këtë moment babai im tha që ishte më mirë të ktheheshim në Shqipëri që të mund të luaja në nëj ekip futbolli.

Ata sakrifikuan për mua. Më pa një trajner dhe më mori në klubin e tij, te Apolonia. Në miqësoren e parë shënova dy gola. Brenda gjashtë muajsh më kërkonin të gjithë klubet.

Cristiano Ronaldo është pika ime e referimit, njoh historinë e tij, lexoj çdo gjë për të. Ai ishte pika ime e referimit. Në Shqipëri nuk ka shumë akademi, ky ishte problem.

Më duhej edhe të paguaja 12 euro në muaj që të shkoja në stërvitje dhe 5 që të merrja furgonin për në ndeshje. Nuk kisha para e nuk ndalesha së qari në shtëpi. Pagova dy muaj dhe m’u desh t’ua kërkoja paratë miqve të mi”, ishin fjalët e Uzunit për fillimet e tij.

Më pas ai shkëlqeu me Apoloninë dhe me Laçin, ku takoi edhe Solskjaer, në vitin kur kurbinasit luajtën me Molden.

“Më tha që kisha luajtur mirë dhe mund të luaja në çdo ekip nëse do t’ia vija vetes qëllim. Që në atë javë më tha Lokomotiv Zagrebi që më dëshironin. Këtë mars më kontaktuan Espanjol dhe Majorka, por gjithçka u ndal nga pandemia.

Takimi me Ronaldon ishte një ëndërr, ashtu siç ishte pas ndeshjes kur Morata më përgëzoi për ndeshjen që kisha zhvilluar. E ardhmja? Hap pas hapi, nuk dua të bëj gabime. Dua vetëm të shënoj dhe jap asiste. Për mua tani është e rëndësihmja, si dhe të fitoj ndeshje dhe të luaj në Champions. Kam ëndrra të mëdha, por preferoj të mos i them", ishin fjalët e Uzunit. 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për zyrtarizimin ndoshta duhet të kalojnë edhe disa orë, por tahsmë nuk ka më asnjë dyshim, Marley Aké do të jetë futbollist i Juventusit

Milani pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në derbin e Madoninnas, përballë Interit, që e nxori jashtë Kupës së Italisë.

Edi Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni.

Antonio Conte, në përfundim të derbit me Milanin në Kupëm e Italisë, u shpreh se zikaltrit e merituan fitoren.

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit

Edhe Zhoze Murinjo solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Çelsit pas 18 muajsh dhe si ish-trajner

Blerim Krasniqi ishte autori i golit të vetëm të bluve në barazimin 1-1 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Partizanit.

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para.

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë.

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos.