Historike, Emanuela Rusta, një gjyqtare shqiptare me stemën e FIFA-s

31/01/2019 - 14:18

Shqipëria, për herë të parë në historinë e futbollit, këtë vit do ketë dhe një gjyqtare me stemën e FIFA-s. Bëhet fjalë për Emanuela Rustën, arbitre e talentuar nga Kolegjiumi i Elbasanit, që ka thyer barrierat dhe do të përfaqësojë futbollin shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Këto ditë, në Lisbonë të Portugalisë, janë duke u zhvilluar seminare dhe testime teorike e fizike me arbitrat e rinj të FIFA-s, meshkuj dhe femra. Në testimet fizike kanë marrë pjesë 38 arbitre femra. Vetëm 4 prej tyre kanë arritur t’i kalojnë ato dhe Emanuela Rusta ka shkëlqyer, duke arritur rezultate maksimale. Ditën e sotme, është zhvilluar edhe testimi i Rregullores së Lojës, ku Emanuela ka arritur rezultate shumë të mira.

Rezultate të shkëlqyera këto nga Emanuela Rusta që tregojnë edhe njëherë rritjen e nivelit të arbitrimit shqiptar si edhe zhvillimin e madh që ka pësuar futbolli femrave, ku Rusta ka drejtuar ndeshje kampionati dhe kupe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kanë përfunduar 4 sfidat e çerekfinaleve për Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj.

Edhe pse Solskjaer pritet ta mbyllë sezonin aktual, ndonëse te këto rezultate rrezikohet një tjetër vit pa Champions-in.

Roma do të luajë ditën e nesërme ndaj Lacios, në atë që është një nga derbit më të bukur në Itali.

Java e 19 e Kategorisë Superiore ka rezervuar duele interesante dhe një prej tyre është ndeshja që do të luhet të dielën në 16:00 në Durr

Afrimi i një qëndërmbrojtësi sjell largimin e një tjetri.

Bajerni është duke menduar seriozisht për të bërë një revolucion në skuadër.

Attelico i Madridit i turpërua në Kupën e Mbretit teksa u eliminua nga Clutural Leonesa, skuadër që militon në “Segunda Division B”, ose