Hoxha: Po hasim probleme në sulm, ju tregoj 4 ekipet në luftë për titullin

03/11/2019 - 15:55

Mbrojtësi Rustem Hoxha, realizoi golin e barazimit në sfidën ndaj Tiranës, duke shmangur një humbje brenda në shtëpi. Në prononcimin e tij mbrojtësi durrsak u shpreh:

“Të gjithë lojtarët kanë luajtur shumë mirë. Kemi pasur shumë raste dhe shumë korne. Hëngrëm atë gol për atë vendosje jo të mirë tonën. Na vjen mirë që shënuam në fund dhe nuk humbëm.Pavarësisht se barazuam në shtesë, mund të barazonim më shpejt. Edhe kjo është forcë e karakterit. Besoj se meritonim më shumë se 1 pikë.Vendi i tretë është objektivi minimal. Ne do të tentojmë më të mirin, me këtë kampionat që është çdo skuadër mund të shpallet kampion nga vendi i parë deri te i 7-ti.

Po hasim probleme në sulm. Na ngrohin rastet. Shpresoj që të jetë psikologjike. Sulmuesit i kanë mundësitë. Shpresoj të shprehen më mirë.4 ekipe janë në luftë për titull. Nuk kemi treguar më shumë se njëra-tjetrën. Nuk ka shumë diferenca. Mendoj që ne Tirana, Partizani dhe Kukësi jemi pretendentë”, u shpreh Hoxha.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Klubi amerikan Los Anxhelos Galaksi largoi lojtarin e tij Aleksandër Katai pasi bashkëshortja e tij bëri komente raciste në dëm të protes

Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare si rrallëherë më parë ka publikuar një peticion i cili ka lidhje me Reformën Zgjedhore, e cila është

Mario Balotelli mbyll para kohe aventurën e tij te Brescia dhe e bën këtë në mënyrën më të keqe të mundshme.

Teuta i dha dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen që do të luajë nesër në Ballsh.

Kampionati do të ketë një ngjeshje të ndeshjeve dhe në fundjavë do të luhet përsëri.

Ministri italian i Sportit, Vinçenco Spadafora, ka vendosur që t’i “rrëmbejë” një tjetër favor kryeministrit Konte, i cili kishte urdhëru

Cristiano Ronaldo dhe Hoze Murinjo e nisën mirë aventurën te Real Madrid, ndërsa dy patriotët kishin marrë përsipër t'i dhuronin trofe ma

Pas Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, në “rrjetën” e hetimit të krimit ekonomik në Spanjë ka përfunduar sulmuesi i Atleticos së Madri

Rifillimi i futbollit në Portugali u shenjua nga një ngjarje e rëndë ku u përfshi autubusi i skuadrës kryesuese të kampionatit, Benfica.