Në momentin kulminant të luftës për mbijetesë, Martin Schmidt largohet nga drejtimi i Wolfsburg. Trajneri zviceran ka njoftuar në mënyrë të papritur drejtuesit për dorëheqjen e tij të parevokueshme një ditë pas humbjes me Bayern Munchen në kampionat.

Administratori i Wolfsburgut, Tim Schumacher, tha se klubi tentoi të ndryshonte vendimin e Schmidt dhe tha se nuk i dinë arsyet e largimit të tij.

Wolfsburg është vetëm 1 pikë larg zonës së rënies në Bundesliga dhe tani me një trajner të ri gjithçka do të bëhet më e vështirë për ekipin.