Argjentina pësoi një humbje shokuese në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, teksa u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2-0.

Pavarësisht rasteve të krijuara në pjesën e dytë, kombëtarja albiçeleste nuk arriti të shmangte humbjen, ndërkohë që në një prononcim pas ndeshjes, ylli i skuadrës, Lionel Mesi, analizoi disfatën ndaj Kolumbisë duke u shprehur:

“Nuk dëshironim ta nisnim kështu, gjithsesi është vetëm fillimi. Duhet të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë përpara. Skuadra duhet të përqendrohet te 30 minutat e pjesës së dytë.Ajo është rruga dhe ideja që duhet të ndjekim. Ndodhi ajo që ndodhi, çelësat për të shkuar më tej i kemi vetë në dorë. Duhet të fitojmë në 2 ndeshjet e radhës. Nuk ka kohë për t’u menduar. Duhet të fitojmë që të shkojmë përpara”.