Cristiano Ronaldo nuk ishte në formën e tij optimale ndaj Lionit, dje në mbrëmje. Kjo erdhi dhe si rrjedhojë e lojës aspak të mirë që Juventusi bëri. Pak fantazi dhe shumë pak gjallëri bën që Ronaldo të ishte në hije.

Drejt fundit të takimit nervat u shtuan për bardhezinjtë, teksa Ronaldo u rrëzua në zonë dhe kërkoi një penallti, por që arbitri nuk e akordoi.

Më pas në minutat shtesë, në fushën e lojës hyri dhe një tifoz që donte të takonte portugezin, i cili ka reaguar për ta larguar. Tifozi i është ulur në gjunjë yllit portugez, teksa është kapur nga siguria dhe është tërhequr jashtë fushës së blertë.