Napoli këtë sezon nëse nuk fiton Ligën e Europës, do të ketë të bëjë me një vit që lë shumë për të dëshiruar. Gjithashtu skuadra nuk i ka bërë aspak presion Juventusit në kampionat dhe objektivat e klubit nuk do jenë arritur.

Ky sezon nëse përfundon me dështim do të sjellë ndryshime në merkaton e verës. Do të ketë shumë largime dhe disa afrime, pasi skuadra ka nevojë për një revolucion.Hysaj është një nga ata lojtarë që pritet të largohet në verë nga sa mësohet prej mediave italiane.

Drejt largimit është edhe Malkuit, i cili nuk po bind. Por presidentin e Napolit De Laurentis nuk e step aspak fakti që lojtari shqiptar është jashtë planeve të skuadrës. Ai mësohet se ka vendosur çmimin prej 50 milionë eurosh për atë klub që kërkon shërbimet e mbrojtësit.