Idetë për merkaton e janarit kanë nisur që të skicohen tani. Një lajm i bujshëm vjen nga “Corriere dello Sport” ditën e sotme, në lidhje me Elseid Hysajn.

Mbrojtësi i Romës, Alesandro Florenci këtë sezon po “ngroh” stolin, dhe agjenti i tij po mendon t’i gjejë një ekip të ri. Tek Roma mendojnë shkëmbimin me Politanon e Interit, por operacioni duket i ndërlikuar.

Ndërkohë, media italiane shkruan se një hipotezë është edhe shkëmbimi me Elseid Hysajn. Kalimi i mbrojtësit të Napolit tek Roma, dhe e anasjellta, do ishte ideale për të dyja ekipet, por marrëveshja duket se ka problem çështjen financiare.

Presidenti De Laurentis vazhdon të kërkojë 25 milionë euro për shkodranin Hysaj, dhe nëse palët bien dakord për termat financiarë, shkëmbimi ka gjasa të ndodhë.