Hysaj i përzgjedhuri rastësor i UEFA-s për testet antidoping

11/09/2019 - 15:32

Elseid Hysaj ka shënuar golin e tij të parë me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi kuqezi, në takimin e tij të 50-të me fanellën e përfaqësueses ia doli që të realizojë përballë Islandës, në një ndeshje të fituar me dominim dhe duke treguar fytyrën e vërtetë pas disfatës ndaj kampionëve të botës.

Me lënien në stol të kapitenit Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Napolit u fut në fushë me fashën e kapitenit, e cila siç edhe ai deklaroi gjatë konferencës zyrtare, i sjell fat.

Por, mbrojtësi shqiptar  ishte i përzgjedhuri rastësor në fund të takimit për të kryer testin antidoping nga UEFA. Në momentin që ai nisi turin e deklaratave për mediat, u thërrit për të kryer edhe kontrollet në fund të sfidës, që janë një traditë e zakonshme në ndeshjet zyrtare.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Suksesi i Milanit në Veronë la shumë të pakënaqur mes tifozërisë kuqezi.

Ta largosh Massimo Morattin nga Interi është mision i pamundur.

Mund të jenë ndër tifozët më të lumtur ata të Las Vegas Lights, klub i kategorive inferiore në Amerikë, që ka vendosur të aplikojë një më

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qyt

Një frazë raciste, e përdorur për të ilustruar konsideratën e lartë ndaj Romelu Lukakut, i ka kushtuar shtrenjtë analistit Luciano Passir

Teuta ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe skuadra durrsake do t’i përqendrojë përgatitjet në dy “frontet”, Kupën e Shqipërisë, të cilën

Futbollistët e Teutës janë rikthyer dje në stërvitje, për të filluar përgatitjet për ndeshjen e kupës ndaj Tërbunit.

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Milan ndryshon trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.