Hysaj kapiten, "sulmon" kritikët e kombëtares pas kompjuterave: Vijmë me qejf në Kombëtare

09/09/2019 - 17:13

Elseid Hysaj do të jetë kapiteni i kombëtares shqiptare në takimin mes Shqipërisë dhe Islandës, programuar për tu luajtur nesër në "Elbasan Arena".

Mbrojtësi i Napolit doli në konferencën për shtyp përpara takimit ndaj Islandës, teksa u shpreh se djemtë janë të përgatitur për të luajtur këtë 90 minutësh.

Ndërkohë, kërkoi se çdokush gabon, por u shpreh se nuk është dakord me ato sulme që vijnë nga pas kompjuterit.

"Të gjithë çunat vijnë këtu me qejf, për të luajtur me fanellën e Shqipërisë dhe për të dhënë më të mirën. Ndeshjet zgjatin 90 minuta dhe çdokush gabon minimalisht njëherë, por nuk jam dakord me ato sulme që vijnë nga pas kompjuterit. Ne nuk vijmë këtu për lekë, por për të dhënë maksimumin dhe këtë bëmë edhe në Francë. Nuk është dramë të humbësh me Francën, pasi 2-3 lojtarë të saj vlejnë më shumë se të gjithë ne. Unë jam i kënaqur që të mbaj shiritin, pasi është nder dhe përgjegjësi për mua, që të përfaqësoj vendin tim si kapiten. Besoj se në disa raste kam sjellë edhe fat, pasi kemi marrë fitore. Besoj se do t’ia dalim edhe këtë herë. Nesër besoj se do të arrijmë të shprehemi mirë dhe të marrim maksimumin. Kam besim te skuadra dhe jemi të karikuar për të dhënë më të mirën. Dihet që do të jetë një ndeshje e vështirë, por e gjithë skuadra ndjen se është momenti ynë nesër dhe se jemi gati të bëjmë një ndeshje shumë të bukur, për të marrë edhe fitoren. Unë Kosovës i uroj shumë suksese. Ata kanë brenda zjarrin që patëm ne kur arritëm të shkojmë në Europian dhe u uroj që të vazhdojnë kështu",-përfundoi Hysaj.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Erjon Beu është nga ata durrsakë që kur dëgjon për arritjet dhe sukseset e tyre jashtë vendit, bën të ndjehet krenar çdo bashkatdhetar.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian po afron dhe pasojat e saj do t’i ndjejë edhe futbolli.

Gabriel Barbosa prej janarit të këtij viti, luani huazuar nga Interi te klubi brazilian i Flamengos.

Marash Kumbulla është një nga realitetet më të bukura të Serisë A dhe sigurisht që duke parë shpërthimin e talentit shqiptar, edhe klubi

Shqipëri-Francë do të jetë ndeshja e parë zyrtare dhe inauguruese në stadiumin më të ri në vendin tonë, në “Arenën Kombëtare” të kryeqyte

Sherif Kallaku vazhdon të tregohet gjithnjë e më shumë vendimtar me fanellën e Teutës, duke shënuar gola të rëndësishëm për durrsakët.

Mesfushori i Teutës, Arbër Çyrbja, shkëlqeu në ndeshjen e djeshme, ndërsa i mungoi vetëm goli.

Mund të humbasësh, por fiton përgëzimet e presidentit, si në rastin e ekipit të Flamurtarit, që u duartrokit në fund të ndeshjes nga Sina

I kënaqur për pikët por edhe për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë.

Teuta bën detyrën, mposht 1-0 Flamurtarin e vendit të fundit në Elbasan Arena dhe ngjitet përkohësisht e vetme në krye të Kategorisë Supe