Hysaj largohet në janar nga Napoli, por mbetet në Serie A!

27/11/2020 - 12:56

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili gjatë kësaj periudhe nuk ka luajtur pasi ka qenë pozitiv me koronavirus me shumë gjasa jo vetëm që nuk do të rinovojë kontratën e tij me të kaltrit por në janar do të largohet nga Napoli.

Lajmi raportohet nga mediat italiane dhe më konkretisht ato që qëndrojnë afër klubit napoletan. “Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri.

Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë skuadrës së kaltër janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentiis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë ditët e fundit në qarkun e Korçës, e kanë bërë të pamundur zhvillimin e ndeshjes së kampionatit

Zgjedhjet për presidencën e Barcelonës pritet të zhvillohen më 7 mars 2021.

Lajm i keq nga Baseli për mesfushorin e Kombëtares Shqitare, Taulant Xhaka.

Lorenco Vila e sheh si rrjedhë logjike fitoren ndaj Bylisit.

Ildi Gruda shënoi dje golin e tij të parë në Kategorinë Superiore.

Teuta mori fitoren e parë në kampionat në shtëpi, teksa mposhti me rezultatin 2-0 Bylisin.

Një ndeshje e bukur në Durrës, me Teutën që fiton dhe tashmë është në vend të dytë duke ndjekur Vllazninë “këmba këmbës”, ndërsa Bylisi k

Zinedine Zidane premtoi se Reali i Madridit do të fitonte një tjetër trofe gjatë këtij muaji, pikërisht atë të Superkupës së Spanjës, por