Elseid Hysaj është përzgjedhur si njëri prej 11 futbollistëve më të mirë në “Formacionin e muajit korrik” në Serinë A.

Futbollisti i Shqipërisë dhe Napolit është përzgjedhur nga faqja “Whoscored.com”, si mbrojtësi më i mirë i djathtë i këtij muaji në futbollin italian.

Në këtë pozicion, Hysaj ka arritur të mundë mbrojtësin e Juventusit Huan Kuadrado. Hysaj është vlerësuar mesatarisht me notën 7 për paraqitjet e bëra gjatë këtij muaji.

Pas rilindjes me ardhjen e trajnerit Xhenaro Gatuzo, Napoli po e merr seriozisht rinovimin e kontratës me kapitenin e Shqipërisë.