Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është paraqitur në spital për shkak të infektimit me Covid-19. Ai është shtruar në departamentin Covid-19 të spitalit Cona.

Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.

“SPAL srl njofton se pas infektimit me Covid-19 të gjetur të Premten 27 Nëntor, në orët e kaluara portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar Covid-19 të Spitalit Cona për të kryer kontrolle klinike”, thuhet në njoftim.