I lumtur për suksesin, Dalic paralajmëron Francën: Lojtarët e mi nuk janë normalë!

Postuar: 12/07/2018 - 13:01

Adrenalina e akumuluar në 120 minutat e luajtura në Luzhniki të Moskës bën që trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic të shpërthejë: “Nuk jemi ndalur kurrë dhe nuk kemi asnjë qëllim që të ndalemi të dielën, do të jemi ne Kampionët e Botës”. Një paralajmërim ndaj Francës, nga Kroacia e Modric, Perisic e shokë, që pas Argjentinës në grupe, ka mundur edhe Anglinë, një tjetër kandidate kryesore për titullin kampion bote në Rusi.

“Futbollistët e mi nuk janë normal, janë të jashtëzakonshëm. Jemi në finale, kemi luftuar në mënyrë madhështore dhe vrapuar shumë. Pas disavantazhin fillestar kemi reaguar shumë mirë dhe kemi merituar të fitojmë duke shënuar dy gola për historinë. E përsëris, kemi bërë historinë. Kjo fitore është për të gjithë tifozët tanë”, deklaroi Dalic.

Duket sikur ka kaluar një përjetësi që kur kroatët duhet të bënin mrekullinë duke mundur Ukrainën, për të siguruar më pas biletën për në finalet e Kupës së Botës në Rusi. Më pas, në ngritje të përshpejtuar, mbërritën sukseset ndaj Nigerisë, Argjentinës, Islandës, Danimarkës, Rusisë dhe së fundmi ndaj Anglisë së Southgate.

Një slalom triumfues, ndonëse të tejvuajtur, me tre ndeshje që kanë zgjatur nga 120 minuta, por që tani ka nevojë për një tjetër kapitull të rid he vendimtar. Të dielën në Moskë për të transformuar një fabul të shkëlqyer në një arritje mdhështore dhe historike.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Një ish-futbollist legjendar i Liverpulit ka bërë një rrëfim tronditës për BBC.

   Sigurisht që formacioni i javës së parë në Champions përbëhet nga lojtarë që kanë mundur të kenë sukses me skuadrat e tyre në ndeshjet

   Shumë pak do ta kujtojnë emrin e Alban Jusufit, ish-lojtarit të Vllaznisë i cili tashmë është kthyer sërish në skenë, por në një prota

Ndëshkimi me karton të kuq i Cristiano Ronaldos për Juventusin, në ndeshjen kundër Valencias, ishte absurd.

Alkool dhe drogë brenda stadiumit të ri të Tottenham.

Klubi i Teutës ka pasur një agjendë të ngarkuar dje, teksa fillimisht është bërë një mbledhje mes presidentit, shefit të klubit, stafit t

Dueli i Gjirokastres është një malore për Teutën, pasi formacioni i drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka disa tabu për të thyer.

   Kampioni i botës në peshën super të mesme në kategorinë WBC, David Benavidez, ka rezultuar pozitiv pas një kontrolli antidoping që ësh

Pas humbjes ndaj Skocisë, Shqipëria e Christian Panuccit merr një lajm të mirë nga FIFA.