Ekipet kosovare, të ndikuara edhe nga vështirësitë për të lëvizur jashtë rajonit tonë kanë zgjedhur kryesisht Durrësin për të zhvilluar përgatitjet për sezonin e ri.

Së fundmi Drita ka vendosur të grumbullohet sërish në qytetin bregdetar në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e turit të tretë të Europa Leaghue ndaj Legia Varshavës, e planifikuar në luhet më datë 23 shtator në Poloni.

Mëngjesin e sotëm mësohet se skuadra nga Gjilani ka zbarkuar në kompleksin Tropikal, ku do të kryejë stërvitjet dhe do i nënshtrohet testeve për Covid-19 para udhëtimit për në Poloni një ditë para ndeshjes.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi kampion i Kosovës, që mundi Sileksin para dy ditësh dhe shkroi historinë e futbollit dardan, si skuadra e parë kosovare, që arrin të kualifikohet në raundin e tretë të një kompeticioni europian.