Ish-kampioni i Botës, Kafu është në telashe të mëdha. 49-vjeçari brazilian, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Romës dhe Milanit, rrezikon të mbetet mes katër rrugëve, për shkak të borxheve të shumta.

Sipas revistës braziliane “Folha de Sao Paulo”, kompania e tij “Capi Penta International Player”, e cila duhet të merrej me menaxhimin e futbollistëve, nuk ka funksionuar siç duhet, duke u zhytur në borxhe. Së fundmi gjykata në Brazil, dha urdhrin që Kafusë t’i konfiskohen 5 banesa, ndërkohë që ish-futbollisti është kërcënuar se në rast se nuk shlyen detyrimet, do t’i konfiskojnë të gjitha pasuritë e paluajtshme.

I pyetur në lidhje me këtë çështje nga “Folha de Sao Paulo”, 2 herë kampioni i Botës dhe fituesi i shumë trofeve të tjera, nuk ka preferuar të japë shumë detaje, teksa u shpreh:

“Është problemi i im personal. Mund të shes mobiljet, makinën, shtëpinë, mund të bëj atë që dua për të paguar këto borxhe”.