Ibrahimoviç, Ançeloti dhe ish-sulmuesi i Juves. Ja plani i Milanit për merkaton

14/11/2019 - 14:44

Për çfarë ka nevojë ky Milan që të rikthehet në rrugën e duhur? Për një lider, për një udhëheqës, për një lojtar që shënon gola. Me një fjalë: për Zlatan Ibrahimoviçin. “Djalli” është më afër zonës së ftohtë të klasifikimit dhe duhet të forcohet gjithashtu në mbrojtje, por thelbësor për momentin është përmirësimi i repartit të avancuar. Zlatan Ibrahimoviç është nën kontratë me Los Anxheles Galaksinë deri në fundin e këtij viti dhe pastaj do të jetë i lirë.

Pretendimet që ka ai për muajt e mbetur të sezonit janë të larta, pavarësisht moshës (suedezi mbushi 38 vjeç muajin e kaluar). Në Itali ka shumë skuadra, përveç Milanit, që kërkojnë shërbimet e tij, si Bolonja dhe Napoli.

Sigurisht që ai do të ishte shumë i lumtur nëse do të transferohej në Milano, pasi e konsideron këtë qytet si shtëpinë e dytë. Me kuqezinjtë ka kaluar momente mjaft të mira dhe “San Siro”-n e ka si oborrin e tij. A do të mjaftojnë këto arsye për ta bindur Zlatan Ibrahimoviçin që të pranojë ofertën e Milanit? Do të shihet në merkaton e janarit, por deri atëherë “Djalli” duhet të ketë reaguar dhe të mos presë që gjërat t’ia zgjidhë suedezi.

I zhgënjyer nga aventura në Premier Ligë, Mois Kin po kërkon të rikthehet në Serinë A. Ka luajtur vetëm 4 ndeshje, 2 prej tyre në kampionat dhe nuk ka lënë gjurmë. Agjenti Mino Raiola gjithashtu është i pakënaqur me ecurinë e lojtarit të tij, mendon se Italia do të ishte vendi i duhur për të gjetur formën.

Milani është në kërkim të një sulmuesi dhe Kin ka qenë një pëlqim që në merkaton e verës. Në atë kohë ishte e vështirë të bisedoje me drejtuesit e Juventusit, të cilët kërkonin 40 milionë euro për kartonin e tij. Tani mund të transferohet si huazim.

Milani do të ishte destinacioni më i mirë për Karlo Ançelotin, pas dështimit me Napolin. Këta të fundit janë në kaos total dhe trajneri me shumë mundësi do të largohet. Kuqezinjtë besojnë se Karleto është i vetmi që mund të rikthejë qetësinë dhe mund të nisë një projekt fitues në skuadër.

Mirëpo kjo gjë mund të bëhet realitet vetëm nëse Maldini do të jetë drejtor i skuadrës. Nëse ish-kapiteni largohet, edhe Ançeloti e ka të vështirë që të marrë drejtimin e Milanit.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë mbrojtësi japonez Yuto Nagatomo i dha lamtumirën mes lotëve skuadrës turke të Galatasarayt, me të cilën luajti në dy sez

Tranjeri i Teutës, Edi Martini ka dalë sot në një konferencë për shytp në prag të ndeshjes ndaj Skëndërbeut.

Ndonëse ende shumë larg viteve më të mira dhe me pretendime për të arritur vetëm një vend në Europa League, Milani është shndërruar në nj

Ndonëse e dominoi Kukësin, Teuta nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim pa gola.

Fatkeqësi në familjen e Emiljano Vilës, mesfushorit të Teutës që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare.

Liverpool ka fituar titullin kampion pas 30 vitesh dhe tifozët e “The Reds” normalisht janë shumë të lumtur për diçka të tillë.

Sulmuesi i Romës Edin Xheko raportohet së është kthyer në një objektiv serioz të Juventusit këtë verë.

Napoli po tregohet shumë aktiv në merkato edhe pse ende nuk ka zyrtarizuar goditjet e reja.

Asnjë rast pozitiv ndaj Covid-19 në padokun e Spilbergut, ku këtë fundjavë do të nisë sezoni i Formula 1.

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich Karl Heinz Rummenigge flet pa dorashka përsa i përket një prej emrave më të lakuar në merkato, por edhe m