Ibrahimovic nuk rinovon, Milani kërkon Arkadiuz Milik për sulmin

31/03/2020 - 12:27

Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën me Milanin dhe drejtuesit e klubit kuqezi kanë nisur nga puna për të gjetur një tjetër qendërsulmues, që të marrë përsipër rolin e bomberit në skuadër, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Emri në krye të listës së Administratorit të Milanit, Ivan Gazidis, është ai i polakut Akradiuz Milik, qendërsulmuesi i Napolit, që gjithashtu dëshiron të largohet këtë verë dhe këtë ua ka bërë të qartë edhe drejtuesve të klubit.

Sulmuesit 26-vjeçar polak i përfundon kontrata me Napolin në verën e 2021-shit dhe nuk ka ndërmend të rinovojë, ndaj presidenti De Laurentiis është në pritje të ofertave për kartonin e tij, të cilin e vlerëson rreth 30-35 milionë euro.

Kjo shifër përshtatet edhe me parametrat e klubit të Milani, ashtu si paga e sulmuesit që është 2.2 milionë euro, duke qenë se Gazidis nuk ka ndërmend të afrojë lojtarë që fitojnë më tepër se 3 milionë euro në sezon.Sa i përket pjesës tjetër të repartit të avancuar, duket i konfirmuar sulmuesi kroat Ante Rebiç, që është shprehur mjaft mirë në pjesën e parë të këtij viti, duke shënuar shumë gola dhe duke u përshtatur mjaft mirë me lojën e kuqezinjve.

I njëjti diskutim vlen edhe për portugezin Leoa, që natyrisht ka nevojë të fitojë më shumë eksperiencë, por ka treguar se nuk i mungon klasi dhe do të ishte shumë i përshtatshëm për të bërë rezervën e parë të dyshes sulmuese.

Nëse negociatat do të shkojnë me sukses dhe Milik do të veshë fanellën kuqezi, atëherë tifozët e Milanit do të kenë mundësi të “dashurohen” me një tjetër sulmues polak, pas Piatek, i cili nuk ia doli në aventurën e tij në Milano.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Futbolli në Hungari nisi më 23 maj, por që nga kjo fundjavë qeveria dhe federata në vend rihapën dyert e stadiumeve, duke kthyer tifozët

Grabitjet vazhdojnë të jenë të shumta në Angli, ku shpesh preh e tyre janë bërë edhe lojtarët e skuadrave të ndryshme.

E ardhmja e mesfushorit të spikatur të Teutës  dhe Shpresave Sherif Kallakut duket se do të jetë larg i Shqipërisë.

Teuta ndez “motorët” para rifillimit të kampionatit.

Në gjurmët e Marash Kumbullës është vendosur edhe klubi i Lionit në Francë.

Pasi ia mori Theon, Reali është duke synuar Odegaardin dhe Jovicin.Theo Hernandez është duke shkëlqyer te Milani.

Pas Bundesligës edhe ligat e tjera europiane janë gati të startojnë brenda muajit qershor, ndërsa UEFA tani ka nisur llogaritë për të për

Ukraina është një nga shtetet që njoftoi rinisjen e futbollit ditën e sotme, teksa që në fillim janë përballur me një situatë të vështirë

Real Madrid është “mbreti” i Europës, klubi më i pasur në vitin 2020.