Ide e re për vijimin e sezonit, ndeshje pa tifozë dhe fusha neutrale në jug

01/04/2020 - 12:35

Klubet në Itali janë ndarë në dysh, me disa që kërkojnë anulimin e sezonit aktual dhe nisjen e përgatitjeve për të ardhshmin, dhe të tjerë që kërkojnë mbylljen me çdo kusht të këtij sezoni dhe akordimin e titullit, për të ulur sadopak dëmet ekonomike.

Në këtë situatë, të imponuar nga përhapja me shpejtësi e koronavirusit, Liga e Serisë A dhe Federata Italiane e Futbollit po studiojnë të gjitha alternativat e mundshme për të çuar deri në fund kampionatin.

Kështu së fundi ka nisur të forcohet ideja e rinisjes së përgatitjeve në fillim të majit dhe zhvillimit të ndeshjeve pa praninë e tifozëve, në fusha neutral, kryesisht në zonën qendrore dhe jugore të Italisë, ku prania e Covid-19 është minimale.

Në këtë mënyrë ndeshjet do të rinisnin në fund të muajit maj dhe kampionati do të mund të mbyllej brenda mesit të korrikut, ndërsa mbetet ende për t’u kuptuar edhe mendimi i UEFA-s, që nuk ka ndërmend të lërë pas dore edhe ligat europiane.

Situata e krijuar prej Covid-19 në Itali vijon të jetë alarmante dhe gjasat janë që të jetë e tillë të paktën edhe për muajin prill, ndaj Liga dhe Federata janë nën presionin e kohës për të gjetur një zgjidhje tjetër, para se “të kapitullojnë” dhe të pranojnë anulimin e këtij sezoni dhe zhvillimin e të ardhshmit me 22 skuadra.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me  merkaton e verës që po afron, skuadrat evropiane po bëjnë gati planet për lëvizjet e tyre.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë dhe kapiteni i Paderbornit, Klaus Gjasula, ka një pikë të dobët: kartonët e verdhë!

Panathianaikos nuk u ndahet futbollistëve shqiptarë.

Ndalimi i grumbullimeve në kohën e koronavirusit është diçka e ndaluar nga autoritetet shëndetësore në mbarë botën.

Milani po shton presionin për Denzel Dumfries dhe sipas mediave italiane është ekipi favorit për të firmosur me holandezin.

Nik Kirgios, është padyshim një nga tenistët më funny në historinë e këtij sporti tepër popullor.

Një ngjarje e turpshme ka tronditur botën e futbollit në Angli.

Tashmë temperatura në qytetin bregdetar sa vjen e rritet, por Teuta i është rikthyer fushës.