Njeriu që ideoi banerin kontravers “Jeta e të bardhëve ka rëndësi!” që u shpalos në qiell para takimit Mançester Siti-Bërnli është shkarkuar nga puna.Kompania “Paradigm Precision”, e cila garanton furnizimin e pajisjeve motorrike ka vendosur të shkarkojë nga detyra Xhejk Hepël për ideimin e sloganit që nxiti kritika të ashpra në media.

“Për shkak të dhunimit të politikave dhe procedurave të kompanisë, Xhejk Hepël është shkarkuar nga detyra. Racizmi nuk tolerohet në asnjë lloj forme”, shkruhet në njoftimin e kompanisë “Paradigm Precision”.