Mauro Ikardi nuk ka pengje dhe thotë se është larguar nga Interi në momentin e duhur. Ish-kapiteni argjentinas braktisi zikaltrit pas 7 vitesh dhe 124 golash, por me 0 trofe të fituar. Tani dëshiron që të lërë gjurmë me PSG-në. Në një intervistë për “Canal Plus”, argjentinasi foli për të ardhmen e tij te PSG-ja.

"Do të jap gjithçka që ta blejnë kartonin tim. Kam ardhur në këtë skuadër për të luajtur dhe për të arritur objektivin e parë. Parisi duhet ta blejë kartonin tim dhe unë do të bëj gjithçka për këtë. Të shohim se çfarë do të ndodhë deri në verën e ardhshme", tha fillimisht Ikardi.

Bomberi argjentinasin e konsideron veten një "killer" në zonë. "Të gjithë më konsiderojnë një vrastar në zonë. Unë jam gjithmonë i gatshëm brenda zonës për të shënuar. Pas debutimit shumë i ri me Rosarion në Argjentinë shënoja shumë gola dhe ky ishte objektivi dhe fiksimi im", tha ai. Nuk mund të mungonte një deklaratë mbi Interin.

"Kam luajtur 7 vite tek Interi. Ëndrra ime ishte të luaja në Champions me ata dhe e realizova, por nuk fituam dot asnjë trofe. Ishte momenti që të luaja në një skuadër fituese dhe që koleksionon tituj. Të luaja në një skuadër me kampionë dhe që fiton trofe si PSG-ja, ishte objektivi im. Vanda? Kush më njeh, e di çfarë personi jam. Me Vandën kam 7 vite. Mendoj se të dy bashkë morëm vendimin e duhur për të mirën e karrierës sime dhe të familjes", përfundoi Ikardi.