Një incident është shënuar në fillim të ndeshjes Francë – Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020.

Organizatorët francezë kishin ngatërruar himnin kombëtar të Shqipërisë, duke vendosur një tjetër.

Pas këtij incidenti, lojtarët kuqezi refuzuan që të nisnin ndeshjen. Nisja e lojës u vonua me rreth 5 minuta, deri sa organizatorët gjetën himnin e saktë të Kombëtares Shqiptare.

Në respekt të himnit kuqezi, gjatë ekzekutimit u ngritën në këmbë pothuajse të gjithë të pranishmit në stadium.