Infantino: Do të luajmë kur të mundemi, nuk rrezikojmë njerëzit

09/04/2020 - 14:53

FIFA nuk vë kufij për sezonin aktual dhe as për merkaton.

Presidenti i institucionit më të lartë të futbollit në botë, Gianni Infantino, thekson se prioritet, për momentin, mbetet kujdesi për shëndetin.

“Futbolli, për momentin, nuk është prioritet. Nuk mund të vëmë njeri në presion. Përderisa ende ka rrezik, nuk do të luajmë dhe nëse do të na duhet të presim një, dy, tri javë…, do ta bëjmë sa të jetë e nevojshme.”

Infantino shprehet plot trishtim për situatën e përgjithshme shëndetësore.

“Ka njerëz që vuajnë, njerëz që vdesin. Dhe po shohim se ende shumë njerëz nuk e kanë kuptuar se sa serioze është gjendja. Në Itali, numrat po ulen, janë marrë masat e nevojshme. Mjekët janë heronjtë e vërtetë, është sikur të ndodhesh në luftë.”

E sërish kthehet të komentojë futbollin.

“Duam t’i kthehemi futbollit, ta shohim, por tani është shëndeti në plan të parë. Në historinë tonë, për herë të parë, futbolli nuk është prioritet. E trishtë, por kështu është. Kalendari? Nuk do të vëmë në rrezik jetën e njerëzve për një ndeshje me top. Do të luajmë kur të mundemi, ndoshta në korrik, ndoshta në gusht.”

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një protestë e ashpër në përfundim të ndeshjes ndaj Beneventos i ka kushtuar shtrenjtë sulmuesit spanjoll të Juventusit Alvaro Morata, pa

Një futbollist është regjistruar duke goditur arbitrin me shkelm në stil "kung-fu" pas tensioneve dramatike në fund të një ndeshjeje të r

Myrto Uzunit i është dashur pak kohë që të tërheqë vëmendjen e opinionit sportiv botëror me golat dhe lojën e tij me fanellën e Ferencvar

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është paraqitur në spital për shkak të infektimit me Covid-19.

Mbiemri Schumecher do të rikthehet në garat e Formulës 1 sezonin e ardhshëm, pasi këtë herë do të jetë Mick Schumacher, djali i legjendar

Tenisti spanjoll, Enrike Lopez Perez është përjashtuar për 8 vite nga garat pasi rezultoi fajtor në përfshirjen e skemës së trukimit të n

Te Gjermania ka shpresa që situata mund të përmirësohet përpara kampionatit europian të vitit të ardhshëm.

Barcelona ka në listën e dëshirave të transferimit të muajin janar futbollistin shqiptar të Arsenalit Shkodran Mustafi.

COVID-19 prek edhe Formula 1. Sëfundmi ka rezultuar pozitiv me koronavirus Lewis Hamilton.