Interi është vetëm një hap firmës me ish trajnerin e kombëtares italiane, Antonio Conte, ndërsa sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur plotësisht tashmë dhe në ditët në vijim, pritet edhe zyrtarizimi.

Conte pritet të nënshkruajë për 4 sezone me Interin, pra deri në vitin 2023, ndërsa bashkë me të, do të rikthehet në klubin zikaltër edhe Lele Oriali, i cili do të mbajë rol menaxherial, ashtu si te kombëtarja italiane.

Emërimi i Contes pritet t’i kushtojë jo pak klubit zikaltër, që duhet të bëjë llogaritë me rreth 30 milionë euro që duhet të paguajë për Spallettin dhe stafin e tij, të cilët kanë kontratë deri në vitin 2021.

Më pas, kinezët do të duhet të "hapin qesen" sërish, sepse Contes i është premtuar një merkato e fuqishme, ku pritet të vijnë 5-6 lojtarë të rëndësishëm, për të shndërruar zikaltrit në një skuadër pretendente.