Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Inter fiton sërish në Serie A

28/02/2021 - 19:22

Inter arriti një tjetër fitore në Serie A, duke forcuar pozitat në krye të renditjes.

Suksesi 3-0 me Genoa ishte i gjashti në 8 javët e fundit. Zikaltërit treguan që në fillim të ndeshjes që kërkonin 3 pikët. Lukaku realizoi pas 32 sekondash lojë.

Një zotërim thuajse absolut i Inter që goditi 14 herë pasqyrën e portës dhe fitorja do të ishte më e thellë nëse Perin nuk do të kishte kryer disa pritje vendimtare.

Në pjesën e dytë realizoi fillimisht Darmian. Goli që vulosi gjithçka u shënua Alexis Sanchez, i sapo futur në fushë si zëvendësues. Një sukses që e çon në 7 pikë diferencën me Milan që në orën 20:45 do të luajë në fushën e Roma.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.