Kjo është java e Romelu Lukaku, me Inter që e ka vendosur sulmuesin belg në prioritet absolut. Parashikohet një takim ndërmjet drejtuesve të United dhe Inter dhe për të vendosur bazat e një tratative që zikaltërit kërkojnë të mbyllet sa më shpejt të jetë e mundur. Djajtë e kuq e kanë bërë të qartë idenë e tyre, Lukaku nuk mund të shitet poshtë 65 milion euro, është një sulmues që vetëm dy vite më parë i kushtoi 85 milion euro.

Në të njëjtën kohë kanë ngrirë negociatat me Romën për transferimin e Edin Dzekos, me kryeqytetasit që kërkojnë minimalisht 20 milion euro për sulmuesin boshnjak, zikaltwrit ofrojnë vetëm 10. Inter kërkon të ndryshoj imazh me Conten në stol, mungojnë ende zyrtarizimet por në Milano qarkullojnë emra dhe tratativa nga më të çuditshmet.

E fundit vjen nga Spanja, ku flitet për një shkëmbim Nainggolan-Vidal. Dy lojtarët kanë karakteristika thuajse të njëjta në fushë. Vidal është nxjerr në shitje po ashtu edhe Nianggolan nuk bën pjesë në planet e Contes. Mesfushori kilian është një lojtar që Conte e admiron, këtë fakt nuk e ka fshehur kurrë edhe kur ishte pjesë e Chelsea. Vidal në drejtimin e Contes ka kaluar mbase periudhën e tij më të bukur në karrierë.

Mesfushori nuk do të ishte kundër një rikthimi në Itali, sërish nën urdhrat e Contes, për më tepër që te Barcelona është aktivizuar pak.