Inter shpallet kampion i Italisë katër javë para mbylljes zyrtare të kampionatit

02/05/2021 - 21:28

Interi është shpallur kampione e Serie A, katër javë para mbylljes zyrtare të kampionatit italian. Dhurata i ka ardhur pikërisht nga Sassuolo, e cila ka arritur të barazojë në sfidën deilkate ndaj Atalantas.

Interi aktualisht ka grumbulluar 82 pikë në kampionat, duke qëndruar 13 pikë larg vendit të dytë, e cila mbahet nga bergamaskët.

Me fitimin e titullit që në ambientin zikaltër mungonte prej tripletës së famshme të kohës së Mourinhos, lufta në Serie A, është zhvendosur mes Napolit, Atalantas, Juventusit, Milanit dhe Lazios, të cilat do të tentojnë në javët e mbetura të sigurojnë një vend në "Champions League".

Me fitimin e këtij titulli, zikaltërit shtojnë në vitrinën e trofeve, kampionatin me numër 19.

Me gjasë, edhe sezoni i teknikut Antonio Conte mund të quhet i shpëtuar me fitimin e këtij titulli prestigjioz dhe me shumë mundësi, do rikonfirmohet nga drejtuesit në sezonin pasardhës, ku do të tentohet diçka më shumë në nivel ndërkombëtar, pse jo, të mbërrijë në Milano një trofe Evropian, që mungon që prej 2010-ës.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina është rikthyer të flasë për çështjen e krijimit të Super Ligës.

Ataku kardiak që pësoi Christian Eriksen në fushën e lojës tronditi të gjithë botën e futbollit, ndër të tjerë dhe gruan e tij Sabrina Kv

Momente ankthi dhe paniku për jetën e Christian Eriksen.

Uellsi dhe Zvicra kanë ndarë pikët mes tyre në ndeshjen e parë të ditës së sotme në Euro 2020.

Në ndeshjes midis Danimarkës dhe Finlandës, mesfushori Christian Eriksen pësoi infarkt në fushë ç’ka trishtoi fansa të futbollit në mbarë

Italia buzëqesh, buzëqesh edhe arkitekti i këtij ekipi, Roberto Mancini, fitorja e pastër 3-0 kundër Turqisë i jep më shumë besim për pje

Momente të tmerrshme janë shënuar në Danimarkë-Finalndë, pasi Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë.

Tani nuk ka më dyshime për të ardhmen e Giggio Donnarummës, e cila do të jetë në kryeqytetin e Francës, Paris.

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m